Vizita në Austri 2026Gmunden · Vöcklabruck · Köflach

Tre ditë mësimi,
përvoje dhe zhvillimi profesional

Ekskursioni ynë i fundit në Austri ishte një sukses i plotë. Nxënësit tanë vizituan dy klinika të rëndësishme dhe një laborator privat dentar, ku panë nga afër standardin e punës, ambientet profesionale dhe mënyrën se si teoria lidhet me praktikën reale.

3
Ditë vizitash
3
Institucione në Austri
2026
Ekskursioni më i ri
Nxënësit dhe stafi gjatë vizitës në Gmunden në Austri

Dita 1

Gmunden · Salzkammergut Klinik

Vizitë, prezantim dhe njohje me ambientin spitalor

Dita e parë e ekskursionit nisi në Gmunden, ku nxënësit tanë vizituan Salzkammergut Klinik dhe ndoqën një orë shpjeguese mbi organizimin e spitalit, profesionet shëndetësore dhe mënyrën e punës në Austri. Ishte një mundësi shumë e vlefshme për ta parë nga afër standardin profesional që i pret në të ardhmen.

Dita 2

Vöcklabruck · Salzkammergut Klinik

Mësim praktik në një tjetër qendër të rëndësishme shëndetësore

Në ditën e dytë, grupi ynë vazhdoi vizitën në Salzkammergut Klinik Vöcklabruck. Edhe aty nxënësit patën mundësi të njihen me rrjedhën e punës në spital, repartet, përgjegjësitë e stafit dhe realitetin e profesionit të infermierisë në Austri.

Dita 3

Köflach · Laborator privat dentar

Një përvojë e veçantë në fushën e stomatologjisë

Dita e tretë u zhvillua në Köflach, në një laborator privat të teknikës dentare. Aty nxënësit panë nga afër procese konkrete pune, pajisje profesionale dhe shembuj realë të teknologjisë që përdoret në këtë sektor. Kjo ditë e plotësoi ekskursionin me një perspektivë tjetër shumë të rëndësishme të shëndetësisë moderne.

Dita 1 · Gmunden

Pamje nga vizita në Salzkammergut Klinik

Këto janë pamjet e para nga ekskursioni ynë në Austri. Në Gmunden, nxënësit panë nga afër ambientin spitalor, ndoqën prezantime profesionale dhe u njohën me përditshmërinë e institucioneve shëndetësore austriake.

Shiko të gjitha ngjarjet →
Grupi ynë në Gmunden gjatë ditës së parë të vizitës në Austri
Nxënësit dhe stafi para klinikës në Gmunden
Prezantim profesional gjatë vizitës në Salzkammergut Klinik Gmunden
Salla informuese në Gmunden gjatë shpjegimeve profesionale
Fotografi grupore me pamje nga Gmunden
Grupi ynë para liqenit Traunsee në Gmunden

Dita 2 · Vöcklabruck

Vizita në Salzkammergut Klinik Vöcklabruck

Në ditën e dytë, grupi ynë vazhdoi në Vöcklabruck. Nxënësit ndoqën prezantime profesionale, vizituan repartet e ndryshme dhe panë nga afër mënyrën e organizimit të një spitali modern austriak. Më poshtë gjeni një video të shkurtër dhe pamje nga kjo ditë.

Grupi ynë para hyrjes së Salzkammergut Klinik Vöcklabruck
Prezantim mbi Salzkammergut Klinikum në Vöcklabruck
Shpjegime profesionale gjatë vizitës në Vöcklabruck
Korridoret e klinikës Salzkammergut në Vöcklabruck

Dita 3 · Köflach

Vizita në laboratorin privat dentar

Dita e tretë e ekskursionit u zhvillua në Köflach, ku nxënësit tanë panë nga afër punën konkrete në një laborator privat dentar. Ata u njohën me procese digjitale, demonstrime profesionale dhe mënyrën se si teknologjia përdoret çdo ditë në këtë fushë.

Grupi ynë para laboratorit privat dentar në Köflach
Demonstrim digjital gjatë vizitës në laboratorin dentar në Köflach
Vizitë udhëzuese në ambientet e laboratorit privat dentar në Köflach

Përfitimi i nxënësve tanë

Një përvojë që i bën prindërit ta shohin dallimin

Vizita të tilla tregojnë qartë se nxënësit tanë nuk mësojnë vetëm në klasë. Ata krijojnë përvojë, njohin institucione reale dhe shohin që gjatë shkollimit rrugën profesionale që mund t'i çojë drejt punësimit në Austri. Kjo është arsyeja pse ky ekskursion zë një vend të veçantë në faqen tonë.